Një oficer policie në Utah është duke u lavdëruar pasi u fotografua duke blerë ushqim për një të pastrehë të uritur.

Sipas Jonathan Allen, i cili e postoi foton në Facebook, personi i pastrehë po kërkonte ushqim në kazanin e plehrave përpara se Detective Overman ta shikonte atë.

Allen ka shkruajtur: “Sot pashë këtë oficer duke blerë një hotdog për burrin në të djathtë. Para se ta shihte oficeri, ai ishte zhytur në një kazan plehrash me shpresë për të gjetur ushqim. Oficeri e pa dhe shkoi jashtë dhe pasi e përshëndeti i tha: Më lejo të të blej një sanduiç. Unë nuk e di emrin e oficerit, por i them faleminderit për këtë akt miqësor ndaj qytetarëve më pak fatlumë të Solt-Lejkut”.

Departamenti i Policisë së Solt-Lejkut ka falënderuar Detektivin Overman për shembullin e shkëlqyer që ka dhënë.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.