Punonjësja që inspiron klientët, shkruan mesazhe pozitive në çdo porosi

0
36

Një punonjëse e Taco Bell në Nju Jork shkruan mesazhe motivuese, në çdo porosi të klientëve.

Kelly Stewart, 27 vjeç, nga Camillus, NY, filloi të punonte në këtë restorant të ushqimit të shpejtë në tetor. 27 vjeçarja filloi t’i shkruajë shënimet më shumë se një muaj më parë, ndërsa tani e ka ktheyr në rutinë të përditshme dhe po merr falënderime pafund nga klientët.

“Kam marrë një mesazh ku thuhej: kur të arrini në fund të litarit lidheni një nyjë rreth tij dhe mbahuni në të, Franklin D. Roosevelt”, ka thënë Heather O’Donnell. “Kjo më bëri të ndalem në shtegun tim dhe të buzëqesh. Kjo të bën të kuptosh se dikush që merr kohë nga puna ose jeta e tij për të shkruar këtë mesazh apo të tjera, është një shembull që ka ende njerëz të mirë në këtë botë”.

Edhe klientë te tjerë kanë postuar mesazhe në mediat sociale, ndërkaq kanë ndarë me ndjekësit edhe se sa mirë i kanë bere te ndihen.

“Mua më pëlqejnë njerëzit”, tha Kelly për Syracuse.com. “Më pëlqen t’i ndihmoj ata ta bëjnë çdo ditë më të mirë”. Është e rëndësishme për mua që të jap një shembull të mirë për djalin tim gjashtëvjeçar. Ndonjëherë jeta mund të jetë e vështirë, ndaj më pëlqen të kërkoj citime dhe t’i shkruaj për njerëzit”, përmbyll ajo.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here