Të apasionuar pas makinave antike? Në Shqipëri do të vijnë automjetet më të veçanta nga bota [FOTO]

0
69

Ju pëlqejnë aventurat dhe makinat që kanë bërë histori? Është momenti që ato t’i shihni jo më në fotografi apo në filma. Shumë prej tyre do të vijnë në vendin tonë, pasi Peaks of the Adriatic mbërrin në Shqipëri!

Grupimi RETRO ju fton që të njiheni me automietet e një epoke tjetër dhe ju mirëpret në pedonalen e Shkodrës në datat 20-21 Shtator. Aty do të ekspozohen të paktë 35 makina antike, që kanë udhëtuar në 7 shtete në rrugëtimin e tyre prej 1.750 kilometrash si pjesë e “Peaks of the Adriatic”!

Gara shënon si pikënisje Italinë, për të vazhduar me ndalesa në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë, Mal të Zi, Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Greqi e cila përbën dhe pjesën e fundit të itinerarit.

Në aktivitet do të njiheni dhe me një risi tjetër, targa souvenir dhe jo vetëm. Pra surprizat nuk do të ndalojnë, pasi në këtë event hyrja është e hapur dhe për makina antike shqiptare.

Ndaj të gjithë koleksionistët mund të bëhen pjesë e eventit, por duhet të dini që makinat duhet të datojnë para vitit 1970.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here