Ermal Mamaqi zbulon momentin më emocionues të filmit të ri dhe çdo prind do e kuptojë

0
49

Prej disa kohësh Ermal Mamaqi ka nisur xhirimet për filmin e tij më të ri “I Love Tropoja”.

Së bashku me stafin dhe aktorët, ai është zhvendosur në Veri të Shqipërisë dhe herë pas here publikon në Instagram momente dhe pjesë të xhirimeve.

Por sot ka publikuar një nga momentet më emocionuese të filmit që do të transmetohet në vitin 2020.

Në një moment ai shfaqet pranë të birit të tij Joelit, në dasmë dhe vogëlushi është veshur me kostum tradicional shqiptar

“Ditë me emocione dje…Momenti kur ndava skenën e xhirimit me djalin tim.

Joel Mamaqi në filmin “I Love Tropoja”, shkruan Ermali në Instagram.

Deri tani është zbular se pjesë e kastit të aktorëve do të jenë dy këngëtaret Enca Haxhia dhe Bleona Qereti, aktorja Arjola Demiraj, Uindi Haxhia, doktori i njohur i VIP-ave, Skerdi Faria, aktori i njohur Behar Mera dhe Julian Deda.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here