Një fenomen vërtet i veçantë dhe disi i frikshëm i doli përballë plazhistëve brazilianë në Rio De Janeiro të dielën e kaluar.

“Dukej sikur qielli ishte përmbysur, mendova se një tornado ishte përmbysur”, thotë Jorge Ricardo, që filmoi fenomenin.

Në të vërtetë, kemi të bëjmë me një fenomen të rrallë, që “ngjesh” retë duke i dhënë pamjen e një çarçafi gjigant të rrotulluar.