Bes Kallaku na ka premtuar një komedi të jashtëzakonshme dhe shpresojmë ta mbajë fjalën!

Megjithatë kur mësuam se pjesë e kastit të filmit të tij të ri “Falco” do të jetë edhe këngëtarja Bleona Qereti, shpresat tona u rritën.

Por sa është paguar Bleona për të qenë pjesë e filmit dhe çfarë roli do të luajë ajo?

Bes Kallaku foli tha se Bleonës i ka paguar vetëm shpenzimet e udhëtimit dhe asgjë më shumë.

“Bleona është nën kryetarja e Bashkisë dhe është kandidate për Paskuqan- Bathore. Ajo erdhi direkt nga Amerika me nja 77 fustane. Bleona ka pasur kënaqësinë që të jetë pjesë e filmit po natyrisht shpenzimet e udhëtimit…”, u shpreh aktori gjatë bisedës në studio.

“Bleona ka qenë një kontratë pa pagesë. Erdhi falas. Janë paguar vetëm biletat e udhëtimeve”, është shprehur Bes Kallaku në lidhje me pagesën për këngëtaren.

Aktori është shprehur më herët se e bashkëpunimi me të ka qenë i jashtëzakonshëm:

“I dërgova skenarin dhe me shumë kënaqësi më tha që pranoj të jem pjesë e këtij projekti”.

Besi premtoi se do të jetë një komedi e jashtëzakonshme: “Brenda modestisë e them se do të jetë një nga komeditë më të bukura që është bërë nga vitet ‘90”. Iconstyle