Grida Duma paralajmëron: Ka përgjime të tjera të ministrave socialistë, keni për të parë…

0
57

Partia Demokratike do të publikojë materiale që tregojnë se zyrtarë të mazhorancës janë të përfshirë në ngjarje kriminale. Kështu u shpreh ish-deputetja demokrate, Grida Duma ne një intervistë në Abc News.

Për sa i përket zyrtarëve që janë të përfshirë në këto materiale, Duma tha se bëhen fjalë për funksionarë të lartë të qeverisë duke përfshirë edhe ministra.

“Unë besoj që pa asnjë diskutim do të ketë dhe duhet të ketë. Është e pamundur që maja e ajsbergut, ajo që dëgjuat ju te BILD-i të mbarojë aty. Pa asnjë diskutim që kjo është çështja. Pa diskutim që kemi dijeni për të tilla fakte. Për funksionarë të lartë.

Pse jo edhe ministra. Ka indicie të tilla. Keni për të parë në ditët në vijim se politika është edhe art i parashikimit deri diku, ose së paku i lëvizjes së radhës. Unë besoj se do shikoni që aty ku duket se Edi Rama i bën fli vetë, në fakt është duke fshehur diçka.

Ne i parashohim se cilat janë lëvizjet e mazhorancës për të fshehur problematikën që ajo ka me bashkimin e krimit me pushtetin e shqiptarëve”, deklaroi Duma.

Gazeta gjermane Bild ka publikuar deri tani përgjime të dosjes 339 dhe 184. Të përfshirë në to kanë qënë zyrtarët më të lartë të Partisë Socialiste; nga Edi Rama, Damian Gjiknuri, Saimir Tahiri deri te shefat e policisë dhe zyrtarë të rangut më të ulët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here