Ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati përmes një nga shprehjeve më interesante, ka zgjedhur që të përkujtojë Nënë Terezën në ditën e Shenjtërimit të saj.

Në shumë prej rreshtave të postuara nga Bushati ndihet dhe paralelizimi që ai i bën situatën politike në vendin tonë, dhe jep indirekt një mesazh për kryeministrin Edi Rama.

“Ki gjithnjë parasysh se lëkura rrudhet, flokët thinjen e ditët bëhen vite. Megjithatë ajo çka është e rëndësishme nuk ndryshon, forca dhe besimi yt nuk kanë moshë. Shpirti yt ështe ngjitësi i çdo rrjetëze merimangash. Pas çdo linje të mbërritjes është një linjë nisjeje. Pas çdo suksesi është një tjetër zhgënjim”,citon Bushati Nën Terezën.

Ndërsa më tej shton se njeriu duhet të këmbëngul dhe atëherë kur njerëzit presin që ai të braktisë betejën dhe të largohet.

“Përsa kohë je i gjallë, ndjehu i gjallë. Nëse të mungon ajo që bëje, kthehu ta bësh. Mos jeto me fotografi të zverdhura, këmbëngul edhe pse të gjithë presin të braktisësh. Mos lejo të ndryshket hekuri që është në ty. Bëj që në vënd të mëshirimit të të respektojnë”, përfundon ish-ministri i jashtëm.

Kujtojmë se ditëve të fundit ndaj Bushatit ka nisur një sulm nga Rama, që me heqjen e tij nga kryesimi politik i socialistëve të Shkodrës, dhe më tej te përplasja që ka ndodhur mes tyre në Kryesinë e pak ditëve më parë që u zhvillua nga PS.

Bushati madje është përfolur për të marrë drejtimin e një force politike të re në vendin tonë, Lëvizjes Vetëvendosje, po deri më tani ai vetë nuk ka bërë asnjë koment mbi këtë mundësi.

Mesazhet e Bushatit kanë qenë të shpeshta në drejtim të Ramës, teksa pak kohë më parë e quante indirekt kryeministrin një plak të humbur.

”Plaku në foto ka humbur”, Bushati kërkon t’i zëjë vendin Ramës? Postimi enigmatik që ka bërë (Foto)