Ndahet nga jeta legjenda e mundjes shkodrane dhe asaj shqiptare

0
440

Mengjesin e sotem eshte ndare nga jeta ne moshen 84 vjeçare legjenda e mundjes shkodrane dhe asaj shqiptare Mirash Vuksani. Nje nga emrat e medhenj te ketij sporti ka mbyllur syte pergjithnje duke na dhene lamtumiren te gjitheve ne, por duke lene pas nje emer te shkelqyer si sportist dhe njeri.

Mirash Vuksani konsiderohej gjersisht nga specialistët si një prej mundësve më të fuqishëm dhe më të talentuar të tapetit shqiptar. Që në fillim të sherbimit ushtarak u peshkua nga Profesor Ali Kastrati për klubin e Partizanit, për ngjyrat e të cilit luajti deri në vitin 1965.

Në vitin 1960 debuton për herë të parë në dy disiplina sportive, ngritje peshash dhe mundjen klasike duke u shpallur kampion në secilën disiplinë. Nga viti 1960 deri më 1965 Mirash Vuksani ka veshur fanellën e kuqe të Partizanit, duke fituar rradhazi trofetë e çdo viti.

Me të ardhur në Shkodër në vitin 1966, Vuksani do të hakmerrej ndaj rivalve të Partizanit duke i dhuruar Vllaznisë trofeun e kampionit individual dhe atë të Kupës së Republikës. Mirashi ishte në mundës i tillë i zoti që edhe në rrethana të vështira dinte të ndryshonte rrjedhën e dyluftimimit në favorin e tij.

Mirash Vuksani mbretëroi gjatë dhe në mënyrë absolute në mundjen klasike shqiptare, duke mbetur shembull frymëzues për gjenerata kampionësh në të ardhmen. Ligjësitë dialektike të moshës e spostuan fillimisht nga froni, pastaj edhe nga tapeti, por Mirash Vuksani mbetet mundësi më i forti i gardës së vjetër, fitimtar në qindra mejdane, kampioni i pathyshëm, më trimi, më luftaraku, një kockë e fortë që nuk e kaperdiste dot njeri.

Në formimin e tij si kampion kanë meritën dhe vulën e tyre profesorët e shquar të tapetit shqiptar Ali Kastrati i cili e peshkoi e rriti dhe formoi si kampion, Qazim Elbasani që e udhëhoqi urtësisht e bujshëm drejt majave më të larta dhe Eljaz Ahmeti dhe Naim Pepa që i siguruan jetëgjatësinë maksimale e dinjitoze në tapet. “Mjeshtri i Merituar” i Sportit i vlersuar nga Klubi Shumesportësh Vllaznia si “Mundësi i Shekullit”.

Me ndarjen nga jeta te tij, sporti shkodran dhe ai shqiptar kane humbur nje LEGJENDE. Gazeta “Shkodra Sport” i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes Vuksani per humbjen e njeriut te saj te dashur, e po ashtu edhe Sportklu Vllaznise per humbjen e nje ikone te tij. Ceremonia e varrimit te tij do te zhvillohet diten e neserme, e premte 6 shtator 2019.
www.shkodrasport.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here