Nora Istrefi ka publikuar sot foton e parë në Instagram pas ndarjes nga bashkëshorti Robert Berisha me të cilin ka edhe një vajzë!

Këngëtarja shqiptare ndodhet me pushime me vajzën e saj Renne dhe këto ditë që është përfolur shumë vendimi i çiftit për t’i dhënë fund martesës, ajo ka gjetur rehati tjetërkund.

Po si duket Nora pas ndarjes?

Epo më mirë shikojeni vetë se sa seksi është bërë këngëtarja!

Shumë nga ndjekësit e përgëzojnë për format trupore elegante ndërsa të tjerë i qajnë hallin Robertit që e humbi këtë bukuri!

E veshur me rroba banjo të kuqe dhe një këmishë të bardhë të hapur, Nora duket tejet në humor dhe e buzëqeshur.

Këngëtarja ndoshta ka dashur të na tregojë se tani ndihet më mirë se kurrë më parë dhe ndarja nuk ka ndikuar aspak në jetën e saj!

Ndarja e Robert Berishës dhe Nora Istrefit u kthye në ngjarjen më të bujshme të momentit dhe fakti që ata s’do të jenë më bashkë dukej i papranueshëm nga fansat e çiftit.

Madje, puna ka shkuar deri në atë pikë saqë fansat nisën të organizonin një protestë kundër ndarjes së tyre dhe t’i ftonin të gjithë në Facebook të merrnin pjesë.