Drejtori humbet bastin me nxënësit dhe kalon natën në çatinë e shkollës

0
42

Steven Vercellino, drejtor i Shkollës Fillore Pyjore, gjithmonë ka një plan për ta bërë më zbavitës vitin e shkollës. Këtë vit ai premtoi të kalonte një natë në çatinë e shkollës, nëse studentët do të arrinin qëllimin e tyre të mblidhnin 20,000 dollarë. “Kjo bëhet për t’u argëtuar dhe ndërtuar një ndjenjë në komunitet.

Është një fitore sepse përfitojmë nga ajo që bëjmë dhe jemi në gjendje të blejmë gjëra përveç asaj që kemi, si libra shtesë për bibliotekën tonë të cilët i përdorim për të mësuar fëmijët si të lexojnë. Por në sytë e fëmijëve, e gjithë kjo që bëjnë është e gjitha kënaqësi”, tha Vercellino.

Të gjithë nxënësit në shkollën fillore Hills Farmington, Michigan, paten një kënaqësi të madhe kur fituan bastin dhe panë drejtorin të flinte në çati. “Ishte shumë siklet”, tha Laura Nemeth, presidentja e Shoqatës së Prindërve të shkollës. “Ata ishin shumë të ngazëllyer. Ai ishte në çati të enjten kur u larguan nga shkolla, ndërkohë që fëmijët po vinin për të marrë autobusët drejtori ishte atje lart me tendën dhe llambën në dorë. Pastaj kur fëmijët e vizituan atë natën, ata ishin po aq të ngazëllyer”.

Vercellino solli me vete një çadër, një thes gjumi, një karrige, një llambë dhe një ngrohës. Stafi i tij i bleu pizza ndërsa vizitorët e tjerë i sollën kafe dhe çokollatë të nxehtë. “Kjo familje e madhe që unë kam pasur për një kohë menduan për mua, djali dhe vajza më sollën një arush pelushi, kështu që nuk isha vetëm. Kjo ishte me të vërtetë bukur”, tha Vercellino.

Drejtori bëri vetëm dy orë gjumë falë të gjithë vizitorëve, duke përfshirë edhe ekipet lokale të lajmeve që erdhën në mëngjes herët për ta kontrolluar atë. “Ai qëndroi gjatë gjithë ditës së premte në shkollë dhe më pas naën në çati, që është ngjarja jonë e manipulimit ose skena jonë e  Halloëeen”, tha Susan Macshara, një tjetër anëtar i PTA. “Ishte fantastike. Ai duhet të ishte vërtet i lodhur. Nuk mund të kërkojmë asgjë më të shumë si prind”.

Vercellino, i cili tani është në vitin e tij të tetë si drejtor i shkollës dhe nuk e ka problem të kalojë natën në çatinë e shkollës vetëm për të parë buzëqeshje në fytyrat e fëmijëve. Pas përfundimit të mbledhjes së fondeve të mëparshme, ai i nxiti nxënësit duke ngrënë “Shake It Off”, duke ngrënë çokollatë e mbuluar me krimba dhe karkaleca, po ashtu duke shëtitur rrotull me një biçikletë me tri rrota, ndërsa mbante një pelerinë, paruke dhe syze.

“Pra, shumë njerëz mendojnë se shkollat ​​janë vetëm për të mësuar, por në fakt është shumë më tepër se kaq,” tha Vercellino. Sipas tij shkolla po ashtu, “ka të bëjë me ndërtimin e marrëdhënieve dhe fitimin e besimit te fëmijët, dhe kjo fitohet duke bërë ndonjëherë si budallenj apo argëtuar”.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here