Teresa Bellanova është ministrja e re përgjegjëse për Politikat Bujqësore, Ushqimore dhe Pyjore të Qeverisë Conte 2. Emri i saj ka qenë një nga më të lakuarit në ditët e fundit, jo vetëm për shkak të pamjes së saj fizike, por edhe prej CV-së së saj, ka vetëm 8 klasë shkollë, që për shumë prej komentuesve e bëjnë të padenjë për të mbajtur postin e ministres.

Bellanova, një senatore e PD-së nga Puglia, dikur Zëvendës Ministre e Zhvillimit Ekonomik në qeveritë Renzi dhe Gentiloni, është e njohur për angazhimin e saj për dekada të tëra për të luftuar fatkeqësitë dhe punësimin e palihjshëm.

Duke e lënë shkollën herët për të punuar si punëtore në fermë, ajo filloi karrierën e saj si sindikaliste në moshën 20 vjeç në fushën e punëtorëve, për t’u bërë koordinatore rajonal për grate.

Më pas ajo është emëruar sekretare e përgjigjshme e Federatës së Punnëtorëve AgroInsudtrual, dhe ka shërbyer 3 legjislatura si deputete.

Reagimet në rrjet kanë qenë të shumta, ndërsa nuk kanë munguar as personazhet publike si Matteo Renzi që i kanë dalë në mbrojtje ministres së re.

Ish-kryeministri foli për këtë çështje me një postim të gjatë në Facebook. “Kushdo që fyen Teresa Bellanova për veshjen e saj, për fizikun e saj, për historinë e saj si një punëtore bujqësie që është bërë sindikaliste dhe më pas ministre nuk është i denjë për një polemikë publike: ajo është thjesht një person i varfër. “.

 

(E.K/Faxweb.al)