Ky yll i është caktuar Shqipërisë, kërkohet një emër për të

0
52

Ylli i Shqipërisë është treguar me shigjetë në këtë foto, marrë përmes teleskopit tonë.

Ç’është ky yll? Sqarimin e ka bërë në Facebook, shkencëtarja Mimoza Hafizi.

“Këto muaj po zhvillohet një fushatë botërore për emërtimin e disa planetëve jashtë Sistemit Diellor dhe yjeve, rrotull të cilave ato sillen. Çdo shteti i është vënë në dispozicion një i tillë. Ky që shfaqet në foto, me emrin teknik HD 82886, i është lënë Shqipërisë.

Ylli ndodhet 416 vite-dritë larg nesh, në konstelacionin e Luanit të Vogël. Rreth tij sillet një planet qindra herë më i madh se Toka, pra ngjan me Jupiterin, planetin gjigand të Sistemit Diellor. Planeti është zbuluar në vitin 2011.

Ne shqiptarët, pra, kemi të drejtë t’i japim emrat që duam yllit HD 82886 dhe planetit rrotull tij. Të jenë dy emra të lidhur me kulturën, historinë apo edhe gjeografinë e vendit tonë”, – shkruan pedagogia e njohur Mimoza Hafizi.

Dikush i ka sugjeruar me shaka që t’i vënë emrin “Edi Rama”, por Hafizi thotë se duhet emri i dikujt që nuk është gjallë dhe që ka të paktën 100 vjet që ka vdekur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here