Këngëtarja e mirënjohur Mihrije Braha na ka shoqëruar prej vitesh me këngët e saj dhe është një ndër artistet më të pëlqyera.
Ajo numëron mijëra ndjekës në profilin e saj në Instagram, ku së fundmi ka ndarë një foto shumë të nxehtë me fansat.
Mihrija ka pozuar me bikini buzë detit dhe duket shumë tërheqëse.

Me siguri të gjitha femrat do ta kenë zili për format, të cilat i ka ruajtur më së miri megjithëse tashmë është plot 51 vjeç!
Disa muaj më parë, Mihrija u përfol se ishte shtatzënë për shkak të një poze ku i dukej barku i rrumbullakosur, por ajo vetë e mohoi këtë lajm në komentet e fotos së saj.

Projekti i fundit muzikor i këngëtares titullohet “Ma kadal” dhe u publikua dy muaj më parë.