Tre javë. Tre javë ishte kohëzgjatja e ‘luftës’ që po bëja me prindërit e mi (me nënën) kur u thashë se dëshiroja të shkoj në Shqipëri për të vizituar të dashurin tim dhe për të eksploruar vendin e tij. Por më së shumti doja të vizitoja të dashurin. Dhe pse? Për shkak të disa budallaliqeve të vogla që quhen paragjykime.

Fakti që ai kishte kaluar më shumë se një muaj në Beograd gjatë të cilit ata e takuan në raste të shumta nuk ishte aq i rëndësishëm. Frika ishte më e fortë. Por është e rëndësishme të thuhet se ai kurrë nuk ishte problemi. Ai ishte më shumë një dëm anësor. Problemi i vërtetë ishte ai vend abstrakt ku serbët shkojnë të vdesin pasi kanë hequr organet e tyre. Jo ai, jo prindërit e tij, jo ndonjë gjë logjike dhe materiale, vetëm … diçka. E panjohur.

Dhe meqenëse unë nuk ndryshova mendje për të shkuar, kushti i vetëm ishte që ta bëja me aeroplan. Kështu e bëra. Arrita në atë vend të turpshëm rreth mesnatës, paksa konfuze, duke ditur vetëm si të thosha “mirëmbrëma”.

Pas kësaj kohe, shkova me autobus nëpër Prishtinë, që ishte shumë më interesante. Prishtina është pika ku unë dhe personi i jetës time takohemi. Stacioni i tij i autobusit, në veçanti, është vendi ku të gjithë na njohin dhe na përshëndesin në gjuhën serbe dhe shqipe.

Është interesante ndryshimi që vërehet kur udhëton rrugës nga Serbia, ku pas goditjes fillestare të gjithë kanë të paktën disa pyetje, nëpër Kosovë, ku njerëzit janë kaq të lumtur për ne, duke thënë se vetëm të rinjtë mund të ndryshojnë marrëdhëniet helmuese që kanë qenë kultivuar për një kohë të gjatë, në Shqipëri, ku askush nuk shqetëson me pyetjen nga vini. Por nëse e bëjnë, ata vetëm buzëqeshin, ndoshta pak të habitur. Dhe pastaj, nëse ata kanë jetuar në periudhën komuniste, them diçka në gjuhën ruse.

Me sa duket besohet gjerësisht se serbët janë të rrjedhshëm në gjuhën ruse. Pastaj vijmë në momentin e çuditshëm, ku, për ironi, unë jam e vetmja që nuk di një fjalë ruse. Nga ana tjetër, një keqkuptim i zakonshëm që kemi është se të gjithë shqiptarët janë muslimanë, me çehre të zezë dhe me flokë të zinj.

Unë personalisht, nuk mund të flas për thyerjen dhe tejkalimin e paragjykimeve, sepse nuk kam pasur asnjë, me të cilat mund ta filloj. Sa për familjen time, që kur u ktheva gjallë dhe siç shkova çdo udhëtim tjetër që mora, ishte shumë më pak stresues. Prandaj, mendoj se mënyra më e mirë për të ndryshuar mendimin e dikujt është t’u tregosh atyre se sa gjë e bukur mund të jetë, në vend që të përpiqen t’i bindësh, sepse nuk mund të bindni askënd në atë që nuk duan të besojnë.

Për të përfunduar historinë për paragjykimet, unë do të citoj mamanë e të dashurit tim, e cila, për sa i përket terrorit që po kalonte mamaja ime, pyeti: “A nuk i shikojnë ato lajmet, se ne jemi paqësorë?” Dhe më pas u kujtua: “Oh, po… ato e bëjnë. “Njerëzit janë krejtësisht të njëjtë kudo. Ajo që e bën distancën midis tyre nuk janë kilometra, por tregimet që po imponohen”. Nga ANDJELA SAVIC, përshtati pozitivi.org.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.