Nuk ka asnjë si shoqja ime e fëmijërisë

0
45

Nuk do ta harroj kurrë ditën kur takova mikeshën time më të mirë. Shkova në klasën e tetë dhe menjëherë vura re se kisha një shoqe të re në tryezë. Flokët i kishte bjonde, sytë plot shkëlqim dhe tepër e buzëqeshur. Mendova me vete, unë duhet të bëhem mikesha e saj.

Më vonë mësova se quhej Kelly dhe do ishim me një klasë së bashku. Doja të sigurohesha që të ndjehej e mirëpritur, kështu që e ftova për të ngrënë drekë me mua dhe e prezantova me sa më shumë nxënës të tjerë në shkollë. Kishte një përputhshmëri në personalitetet tona. Ishte gjithnjë optimiste dhe dinte si të ma ndryshonte humorin në një ditë të keqe. Ajo u bë pjesë e familjes sime dhe unë pjesë e të sajës, ishim të pandashme.

Kur kaluam në shkollë të mesme, kishim mbështetje njëra-tjetrën. Shkolla e mesme na përballi me sfidave, por Kelly dhe unë u bëmë më të afërta se më parë. Kënduam së bashku në kor, ishin partnere tenisi dhe u përpoqëm të bënim bashkë të gjitha aktivitetet jashtë-kurrikulare.

E qeshura jonë, kurrë nuk u ndal. Natyrisht, kemi pasur dhe mendje të ndryshme për disa gjëra, na është dashur të rrinim larg për disa kohë, por një gjë mbeti gjithmonë: ishim shoqet më të mira, pavarësisht se çfarë ndodhte. Pas mbarimit të shkollës së mesme, ne u transferuam në kolegje në qytete të ndryshme dhe kujtoj se u shqetësuam si si do ia bënim.

Kishim humbur të dyja në mënyrë të pashmangshme kontaktin me rrethin tonë të miqve dhe nuk mund ta imagjinonim se si do të rrinim afër kur ishim mijëra kilometra larg. Por sot, 16 vjet më vonë dhe jemi ende mikesha të mira. Miqësia jonë është ende aq e fortë. Gjithmonë ka pasur diçka unike dhe të veçantë në miqësinë tonë, saqë pas gjithë këtyre viteve e kemi ruajtur ende.

Përherë kemi qenë pranë njëra-tjetrës në çdo situatë, në humbjen e anëtarëve të familjes, vështirësive të pabesueshme dhe ngjarjeve që të ndryshojnë jetën, si amësia. Nuk do ta harroj kurrë kur ajo erdhi në verë, sepse nuk munda të dilja nga shtëpia për t’u takuar me të.

Kurrë nuk do ta harroj sa shumë herë më ka dërguar fjalë inkurajuese të shkruara në një kartë ose nëpër letra. I jam përjetësisht mirënjohëse për dashurinë e vazhdueshme që ka treguar ndaj djalit tim. Mbi të gjitha, më e veçanta e miqësisë tonë, është se ne gjithmonë e vazhdojmë aty ku  e kemi lënë pa marrë parasysh kohën që ka kaluar.

Mikesha më e ngushtë është dikush që e di të kaluarën tuaj, por nuk ju gjykon për të. Dikush që është kurdoherë pranë jush, qoftë dhe vetëm kur keni nevojë për të. Dikush që mund ta telefononi kur keni nevojë për një vesh që t’ju dëgjojë. Dikush që iu jep këshilla të sinqerta…

Dikush që pas 16 vitesh miqësi, ende mund ta quani mikun tuaj më të mirë dhe e dini se asgjë nuk mund ta ndryshojë kurrë këtë fakt. Dikush që është “personi”  juaj. Falenderojeni gjithmonë, në çdo moment, nëse e keni një person të tillë në jetën tuaj. Nga Rachel Gorton, përshtati pozitivi.org.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here