Gazetari i njohur, Basir Çollaku, ka paralajmëruar sot se një tjetër kryebashkiak, i treti, i zgjedhur më 30 Qershor nga Edi Rama, do të vihet para drejtësisë për të kaluarën e tij kriminale.

Çollaku shkruan: “Javën e ardhshme, një tjetër Kajmak i bie nga fiku, Ramës” duke përforcuar kështu edhe deklaratën që dha dje Kryetari i PD, Lulzim Basha.

Kujtojmë se brenda dy muajve të fundi, dy kryebashkiakë të zgjedhur nga Edi Rama më 30 Qershor kanë rezultuar me të kaluar kriminale.

I pari, Valdrin Pjetri, që nuk arriti të ngjitej në krye të Shkodrës dhe i dyti, Agim Kajmaku, ndaj të cilit kanë nisur verifikimet nga Prokuroria.