Pas furtunës së Valdrin Pjetrit, PS cakton katër koordinatorët për veriun

0
194

Pas furtunës që u shkaktua nga rasti i Valdrin Pjetrit, i cili nuk arriti të ulet asnjë ditë në karrigen e Kryebashkiakut në Shkodër, Partia Socialiste ka intensifikuar lëvizjet pasi në mbledhjen e radhës së rajonit të veriut, janë përcaktuar edhe 4 koordinatorët.

Musa Ulqini, Senida Mesi, Luan Harusha dhe Arben Pëllumbi do të kenë vëmendjen maksimale për këtë rajon.

Pjesë e diskutimit është edhe paraqitja e dorëheqjeve të drejtorëve pas kërkesës së kryesocialistit Edi Rama, si dhe organizimi i brendshëm i partisë, në prag të nisjes së zgjedhjeve të asambleve socialiste./Opinion.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here