Policia “zbor” abuzuesve, procedohen 9 persona në Shkodër e Malësi të Madhe

0
39

Policia e Shkodrës vijon të godasë rastet e paligjshme të prerjeve të pyjeve, ndërsa në pak ditë ka proceduar penalisht 9 persona, mes të cilëve edhe 5 punonjës të bashkisë Shkodër dhe Malësisë së Madhe. Ata akuzohen për shpërdorim detyre.

Ky operacion ka nisur disa ditë më parë, ndërsa aktualisht janë goditur disa raste të shkatërrimit të pyjeve.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni “Maranaj”, për parandalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve

Shkon në 9 numri i shtetasve të proceduar për krime mjedisore dhe shpërdorim detyre. Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër.Procedohen penalisht 5 punonjës të ISHMPUT në Bashkisë Shkodër dhe Malësi e Madhe

Në nisje të operacionit më 3 shtator janë bllokuar rreth 30 m³ lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme dhe u procedua penalisht inspektori i pyjeve të zonës

Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë së Shkodrës, në zbatim të planit të posaçëm në shkallë vendi, kundër informalitetit dhe krimeve mjedisore, ka vijuar operacioni “Maranaj”

Si rezultat i hetimeve të metejshme ka rezultuar se janë të implikuar dhe punonjësit e Bashkive Shkodër dhe Malësi e Madhe si dhe ata të Inspektoriatit të Pyjeve, duke shpërdoruar detyrën, me veprimet apo mosveprimet e tyre. Në këto kushte janë proceduar penalisht shtetasit e meposhtëm:

Gj. Gj., 57 vjeç, banues në fshatin Pjetroshan, Malësi e Madhe, Drejtor i Pyjores, Bashkia Malësi e Madhe.

N.D., 48 vjeç, banues në fshatin Delaj, Malësi e Madhe, Inspektor i ISHMPUT Malësi e Madhe.

P.Gj., 61 vjeç, banues në Stërbeq – Malësi e Madhe, teknik i pyjores Malësi e Madhe.

R.H., 49 vjeç, banues në fshatin Golem, Shkodër, Teknik Pyjesh, Bashkia Shkodër.

A.L., 47 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë Drejtor i Shërbimit Pyjor, Bashkia Shkodër.

Operacioni vijon.

Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin pa pagesë 112, në Komisariatin Dixhital duke u garantuar anonimatin dhe një reagim të shpejtë e të paanshëm.

(n.m/BalkanWeb)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here