Holanda ka mbajtur gjallë shanset e saj për kualifikimin në Euro 2020 duke fituar 3-2 në fushën e Gjermanisë, pasi kjo e fundit e kishte mundur në mars me shifrat 3-2. Skuadra e Kuman u imponua sot 4-2 në stadiumin e Hamburgut ku një humbje do ta linte shumë pas Irlandës së Veriut që kryeson grupin.

Katër fitoret e Irlandës së Veriut në po aq ndeshje kishin bërë thuajse një finale për Holandën duelin e sotëm dhe dukej se ata po e humbnin këtë mundësi të fundit, kur Gnabri që në minutën e 9 gjeti rrjetën. Reagimi erdhi në pjesën e dytë, kur aktivizimi i Malen dhe Proper i dha shpejtësi holandezëve. De Jong barazoi shifrat e pak minuta më vonë Depaj detyroi Tah të shtynte topin në portën e vet.

Penalltia e Kros barazoi rezultatin, por Malen ishte ai që çoi shifrat në 3-2 në fund të 20 minutave të çmendur ku krijoheshin raste sa në një portë, në tjetrën. Në fund, Vijnaldum i vuri vulën rezultatit me një kundërsulm të shpejtë që mbylli duelin.

Me këto tre pikë, Holanda shkon në 6 pas 3 ndeshjesh dhe tashmë ka përsëri mundësi reale të kapë Irlandën e Veriut, ndërsa Gjermania është në kuotën e 9 pikëve pas 4 ndeshjesh dhe ashtu si holandezëve, tani nuk i lejohen më hapa fals.

Gjermani-Holandë 2-4
9′ Gnabri, 72′ (p) Kros / 59′ De Jong, 66′ (ag) Tah, 79′ Malen, 90’+1′ Vijnaldum