Ushqimet në vendin tonë nuk janë më të sigurta. Me gati çdo ditë zbulohen tonelata produktesh të skaduara apo me elementë të dëmshëm për shëndetin si kimikate mbi normë apo dhe antibiotikë. Së fundmi një specialisti i bujqësisë Nazif ka ngritur një shqetësim për cilësinë e qumështit.

Nazif Tivari i cili është administrator i kompanie që merret me prodhimin e bulmetit dhe ka treguar në rrjetet sociale se ditën e djeshme 2.000 litra qumësht janë kthyer mbrapsht. Sipas tij kjo për shkak se fermerët falsifikojnë qumështin duke i shtuar sasi të mëdha uji.

‘Qumështi kishte 210 litra ujë i shtuar, i fallsifikuar, u shqetësova shumë duke dale komplet jashtë karakterit tim duke bërtitur, por edhe lot më dilnin nga ngashërimi’, shkruan ai dhe shton se Ministria e Bujqësisë duhet të marrë masa të menjëhershme për këtë problem shqetësues.

Pjesë nga mesazhi i plotë:

Pse ky vendi im keshtu? Pse shtojne uje e kripe per te fallsifikuar qumeshtin?
E vuaj shume, 45 vjet me industrine e perpunimit qumeshtit, por pse kur kam qene jashte emigrant ne fermat, as behej fjale jo per ujin, kripen, por flitej shume se cfare ushqimi i kane dhene kafshes qe rrezja e prodhimit te djathit te dale sa me e lart

Po perpunuesi i qumeshtit punon per mbijetese, te perballoje importin me djathera te lire e shtesa, te perballoj qumeshtin e fallsifikuar nga fermeret si ky rast, apo te perballoj gjobat si puna ime 69 vjec e duhet te punoj deri ne 75 vjec, per te lare gjobat e nje palo tatimori per dy fermere.

A DUHET TE KETE NJE LIGJ PER NDJEKJE PENALE PER FALLSIFIKATORET E QUMESHTIT ME UJE ?
Kete e ka EU e duhet sa me shpejt edhe nga Min Bujqesise. Edhe para viteve 90 ky ligj ishte pavaresisht se nuk u zbatua asnjehere. Po Sot?