Fansat në garë si të çmendur! Arrin 100 milionë ndjekës në Instagram, Jennifer Lopez shpërblen fansat me një dhuratë [VIDEO]

0
102

Jennifer Lopez është një nga këngëtaret me famë botërore e cila është e adhuruar për të gjithë njerëzit në mbarë botën, e cila vazhdon të jetë një femër mjaft tërheqëse dhe trupi i saj bombastik ëndërrohet nga çdo femër.

Para disa muajsh, këngëtarja është martuar me Alex Rodriguez, i cili është një lojtar bejsbolli.

Së fundmi, ajo ka arritur një rekord të ri në llogarinë e saj personale në Instagram, ku ka ndarë me ndjekësit një video në Instagram, me të cilën tregoi shifrën e ndjekësve që ka arritur.
Këngëtarja bëri të ditur se tani llogarit 100 milionë ndjekës në Instagram e me këtë rast ajo ka një dhuratë për fansat.

Duke i falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme që ia japin, JLo ftoi një fans të jetë i pranishëm në premierën e filmit “Hustlers” në Toronto.

“100 milionë ndjekës?!?! WOW!!! Përulem dhe mirënjohëse për jgithë dashurinë dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme. Ju njerëz nënkuptoni gjithçka për mua, kështu që nesër ftoj një nga ju (dhe një mysafir) në premirën e fimit “Hustlers” në Toronto!

E tëra çfarë ju duhet të bëni është të shkruani numrin tim personal w / Insta, emrin tuaj dhe qytetin tuaj të vendbanimit: +1 (305) 690-0379 dhe unë do të përgjigjem brenda disa orëve në vazhdim nëse jeni fitues.

Vazhdoni!!!!!!!! E edituar! Fituesi u zgjodh. Faleminderit të gjithëve që më keni shkruar”- është shprehur këngëtarja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here