Fitore historike! Pas ndeshjes me Çekinë, Kosova kthehet në kryefjalën e mediave botërore

0
105

DIitën e sotme Kosova ka shënuar një fitore historike në futboll kundër Çekisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Me një rezultat 2-1 Kosova ka arritur të fitojë duke forcuar pozitat e saj për kualifikim në Kampionatin Europian.

Kjo fitore nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga mediat botërore të cilat kanë shkruar fjalët më të mira për ekipin e Kosovës.

“Dailymail”, e ka konsideruar si të jashtëzakonshëm rikthimin e Kosovës në rezultat pas disavantazhit 0-1.

Ata shkruajnë se Kosova do të vijë në Angli si kombëtarja me ecurinë më të gjatë pa humbje në Evropë.

“BBC” shkruan se pas kësaj Kosova e ka të sigurtë kualifikimin për në Europian.

Në këtë ndeshje, Kosova luajti pa pesë futbollistët kryesorë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here