Kishin planifikuan ngritjen e dronit me mbishkrim “Kosova është Serbi”, arrestohen 8 shtetas çekë

0
126

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Kosovë. Policia kosovare ka ndaluar 8 shtetas çekë të cilët kishin planifikuar që ditën e nesërme gjatë përballjes Kosovë-Çeki të ngrinin mbi stadiumin “Fadil Vokrri” një dron me mbishkrim “Kosova është Serbi”.

Kosova eshte Serbi

Shtetasit çekë janë kapur në flagrancë nga policia e Ferizajt, ndërkohë që janë konfiskuar edhe pajisjet dhe flamujt me mbishkrime. Në mesin e tetë të ndaluarve mësohet se kanë qenë edhe 2 femra.

Njëri nga çekët kishte edhe nënshtetësi të Serbisë ndërsa që të gjithë me urdhër të prokurorit janë dërguar në rajon.

PANORAMASPORT.AL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here