Luana Vjollca ka dy fjalë për 28 vitet e jetës së saj dhe nuk duhen humbur

0
122

Më 2 shtator Luana Vjollca festoi 28-vjetorin e lindjes.
Në një festë madhështore të organizuar nga Krenari në Jug të Shqipërisë, ajo kaloi një nga ditët më të bukura të jetës së saj.

Nëpërmjet postimeve të shumta që ka bërë në rrjetet sociale, moderatorja bëri pjesë të festës edhe ndjekësit e saj dhe në videon e fundit ka dy fjalë për të thënë.

Ajo ka treguar se këto 28 vite kanë qenë të mbushur me sakrifica që e kanë sjellë deri këtu.

“Në fund të fundit jeta ime është historia e përpjekjeve që kam bërë për të qëndruar me këmbë në tokë ndërsa mbaja pareshtur sytë nga qielli.

Faleminderiit zot.. për gjithçka , sfidat e bekimet që më ke dhuruar gjatë 28 viteve jetë! Ndihem e realizuar.

Jam e lumtur që ju kisha pranë të gjithëve atë natë. Kam marr gjithë energjinë që më duhet për shumë projekte të mëdha që janë rrugës”, ka shkruar Luana.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here