Komisioni i Ligjeve shqyrtoi sot ndër të tjera edhe dekretin e Presidentit Meta në lidhje me kthimin për rishqyrtim të ligjit për ndryshime në Kodin Penal. Gjatë kësaj senance është risjellë në vëmendje edhe njëherë fatura e hotelit në Romë ku ka qëndruar ministrja Gjonaj.

Në fjalën e tij gjatë diskutimeve, deputeti Andi Përmeti propozoi ndryshime ligjore në lidhje me shpenzimet e luksit.

“Unë do të propozoja ndryshime ligjore në lidhje me shpenzimet e luksit ku funskionarë të shtetit flenë në hotele 700 euro nata” tha Përmeti gjatë fjalës së tij. Ai nuk përmendi emra konkretë por shifra 700 euro la të kuptohej se ai po i referohej rastit të ministres.

Kjo e fundit ishte e pranishme në sallën e komisionit gjatë këtij diskutimi. Megjithatë Gjonaj nuk reagoi dhe zgjodhi ta kalojë në heshje këtë situatë. /Opinion.al