Rezarta Shkurta bën ndryshime të rëndësishme: Çfarë po ndodh në jetën e saj?

0
225

Rezarta Shkurta ka vendosur që jetën e saj private ta hermetojë edhe më shumë.

Ndonëse deri tani e shihnim ndonjëherë të publikonte foto me familjen e saj, së fundmi ajo ka vendosur që të hapë një profil të ri në Instagram dhe fotot t’i mbajë private.

Tashmë në Instagram ajo ndjek vetëm 11 njerëz dhe ka vetëm 8 foto, megjithatë ajo që bie më shumë në sy është ndryshimi i mbiemrit të saj.

Tek të dhënat ajo ka shkruar Rezarta Hoxha, duke treguar se mbiemri Shkurta tashmë mbetet vetëm për publikun që është mësuar ta dëgjojë.

Kujtojmë se pak kohë më parë, këngëtarja mori një propozim të dytë për martesë dhe ndoshta ky ndryshim ka ardhur pas tij.

Rezarta ka treguar se mund të celebrojë dashurinë edhe me dasmë, megjithatë jemi në pritje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here