Fituan ndeshjën 2 me 1/ Shqiptarët kapin në grushta një tifoz çek

0
131

Kosova është duke bërë paraqitje të jashtëzakonshme në futboll. “Dardanët” ia kanë dalë sot të marrin një fitore të madhe 2-1 ndaj Çekisë në kualifikueset e Europianit.

Gjithsesi, pas përfundimit të ndeshjes raportohet të ketë ndodhur një incident. Si duket, një tifoz çek është sulmuar keq në Prishtinë.

Tifozi nuk ka marrë lëndime të rënda trupore, por gjithsesi në vendin e incidentit kanë shkuar ekipet mjekësore për t’i dhënë kujdesin e nevojshëm, njofton Reporteri.net.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ndodhen edhe një numër forcash policore që po hetojnë më tej incidentin.

Ditën e djeshme policia e Kosovës ka ndaluar tetë çekë të cilët mendohet se kishin planifikuar që të ngrinin një dron mbi stadium bashkë me një flamur ku shkruhej “Kosova është Serbi”.

Sa i përket futbollit, momentalisht Kosova është në vendin e parë në Grupin A, me 8 pikë ,por me dy ndeshje më shumë se Anglia.

http://www.goproshkodra.com/wp-content/uploads/2019/09/video_0-4.mov

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here