Risia për xhamat e zinj të makinave, publikohet rregullorja e re

0
326

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka bërë me dije risitë për sa u përket xhamave të makinave.
Sipas saj, xhamat e pasëm të autoveturave mund të errëzohen deri në masën 75%.

Ndër kushtet që duhen plotësuar është që kjo punë të kryhet nga prodhuesi ose një servis i ligjshëm me materiale të certifikuara dhe me faturën përkatëse.

“Xhamat e pasëm të autoveturave (sipas figurës dhe rekomandimit UN-ECE) mund të errësohen, materiali xham ose edhe me qese/film, deri 75%, si e drejtë e cdo zotëruesi mjeti!

Mjafton që errësimi të jetë kryer profesionalisht nga prodhuesi ose një servis i ligjshëm, me materiale të çertifikuara të tregut dhe me faturën përkatëse! Gjithashtu për xhamat e pasëm lejohen grilat origjinale të mjetit!

Errësimi ul rrezikun kancerogjen nga rrezet UV/IR, ul konsumin dhe ndotjen! DPSHTRR do ofrojë më shumë informacion online në ditët në vijim!” – shkruhet në njoftimin e DPSHTRR-së në “Facebook”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here