Kastit të aktorëve të “I love Tropoja” i bashkohet edhe modeli shqiptar me famë botërore

0
340

Aktori dhe producenti Ermal Mamaqi ka mbaruar xhirimet e filmit të tij më të ri, të titulluar “I love Tropoja”.

Filmi pritet të dalë shumë shpejt në kinema, ndërsa vetë Mamaqi ka zbuluar herë pas here kastin e aktorëve, ku do të marrin pjesë personazhe të njohur shqiptarë.
Mbrëmjen e sotme, Ermali ka zbuluar një personazh të ri të “I love Tropoja” për të cilin s’na kishte shkuar mendja se mund të ishte i pranishëm.

Bëhet fjalë për modelin shqiptar me famë botërore, Roland Lekaj, i cili jeton prej kohësh jashtë Shqipërisë. Ai është shumë i komentuar në media për jetën e tij luksoze.

Vetë Ermali publikoi në profilin e tij në Instagram një foto të Rolandit, i cili shfaqet në një skenë gjatë filmit.

“Eh sa të ka lodhur jeta o vëlla”-shkruan Ermali krahas fotos së aktorit.

Kujtojmë se pjesë e “I love Tropoja” do të jetë edhe Kryeministri Edi Rama, i cili do të shfaqet në një rol të pazakontë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here