Shkumbin Demolli është një 23 vjeçar i cili po synon të bëhet deputet. Ai po kandidon seriozisht për këtë post në Kosovë, nën siglën e Partisë Euro-Atlantike.

I riu, i cili krahas mësimeve është angazhuar seriozisht me fushatën elektorale, tregon se u pranua nga partia e Milaim Zekës, pas disa refuzimesh nga disa parti ku kishte marrë pjesë më parë.

Demolli fillimisht ishte anëtar i Vetëvendosjes, e më vonë kishte aderuar në Nisma, por edhe këtë parti e la në momentin kur Nisma hyri në koalicion me PDK-në. Sipas të riut, një veprim i tillë ishte i pranueshëm. Sot është pjesë e partisë së Milaim Zekës dhe synon postin e deputetit.

Teksa vijon edhe studimet, 23 vjeçari është shprehur se nëse merr votat e mjaftueshme, ka hartuar një plan konkret veprimi si deputet, të cilin e ka prezantuar në Facebook.