Peza flet për binjakëzimin e Shkumbinit me Lazion: E premtova në vitin 2013, është dhënie-marrje eksperience

0
131

Alfred Peza, i ftuar në emisionin “Opinion”, ka folur për një premtim të tij në vitin 2013, kur kandidonte për deputet i Partisë Socialiste, pas një komenti thumbues të këshilltarit të presidentit Meta, i cili e përmendte këtë premtim. Në vitin 2013, Peza ka bërë një premtim i cili më pas u kthye në viral në rrjetet sociale. Bëhet fjalë, për premtimin se ai do të binjakëzonte ekipin e futbollit të Shkumbinit, me ekipin italian të Lazios.

Peza, duket se e ka kuptuar peshën e këtij premtimi kaq kreativ, e ndjeu të nevojshme të japë shpjegime 6 vite më pas. Ai tha se ka takuar drejtorin e Lazios, Igli Tare dhe se binjakëzimi, është shkëmbim eksperiencash.

“E kam bërë këtë premtin në vitin 2013. Kam takuar drejtorin e Lazio, Igli Tare. Binjakëzimi është dhënie dhe marrje eksperience. Sa fshatra janë binjakëzuar në Shqipëri? Kamza është binjakëzuar me Parisin dhe mos binjakëzohet Shkumbini me Lazion?”, u shpreh Peza, i cili duket se nuk ka hequr aspak dorë nga kjo ide “gjeniale”.

Këshilltari i Presidentit, Tedi Blushi, me anë të një komenti në rrjetet sociale, shkruan se dokumenti që informon Metën për rrezikun e djegies së parlamentit është i vërtet, ndryshe nga premtimi i Pezës, për binjakëzimin e Shkumbinit me Lazion.

“I pavërtetë është premtimi për binjakëzimin e Lazios me Peqinin, por jo që ekziston një raport i një institucioni të lartë të sigurisë kombëtare që paralajmëronte rrezikun e djegies së Parlamentit.
Ndryshe nga mungesa e një kontrate për binjakëzimin Lazio-Peqini, dokumenti që informon Presidentin për rrezikun e djegies së Parlamentit EKZISTON dhe është I VËRTETË“, shkruan Blushi.

/TPZ.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here