“Plan për të djegur Kuvendin” Meta e zbulon në Kuvend: C’pritej në protestën e 8 qershorit

0
111

Ndërsa listoi arsyet pse vendosi të shfuqizojë dekretin që anulonte zgjedhjet e 30 qershorit, presidenti Ilir Meta, tha se primare ishte siguria kombëtare dhe stabiliteti i vendit.

Meta zbuloi për herë të parë se kishte marrë informacion se me 8 qershor, datën e protestës së opozitës së bashkuar, kishte informacione të besueshme se persona të caktuar do të destabilizonin vendin dhe kishin në plan djegien e Kuvendit.

“Në themel të kushtetutës është pluralizmi politik dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme. cdo lloj afati është sekondar ndërsa parësor është mbrojtja e të drejtës me zgjedhje. më qartë se sa gjykata askush nuk mund ta sqarojë.

Sa i takon aspekteve të tjera, një arsye themelore, është siguria kombëtare, stabiliteti i vendit. mund t ju them që presidenti për shkak të detyrës ka patur informacione si në rrugë zyrtare edhe shtetërore, për përpjekje për të realizuar akte destabilizimi.

Më 7 qershor, presidenti ka marr një informacion sekret dhe i klasifikuar, persona të caktuar do përpiqeshin të shfrytëzonin mitingun e opozitës, përvec akteve të tjera edhe për djegien e kuvendit të shqipërisë.

Ishte informacion i ri por i besueshëm nëse kemi parasysh protestat e mëparshme, ngjarjet para kuvendit të Shqipërisë.“ Tha Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here