“Po humbim pushtetin”, Rama mesazh deputetëve: Mendoni largimin, s’mund të vazhdohet kështu

0
171

Përkushtim maksimal në zonat tuaja ndaj qytetarëve ose konsideroni kërkesën për dorëheqje nga ky grup parlamentar.

Kështu mësohet t’i jetë drejtuar Kryetari i PS-së, Edi Rama, njëherazi edhe kryeministër, deputetëve socialistë në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar.

Rama ka kërkuar nga ligjvënësit të takojnë elektoratin, të dëgjojnë problemet dhe jo të ndërhyjnë për ndarjen e posteve apo të ushtrojnë presione për emërime drejtorësh.

Burime nga PS bëjnë të ditur se Rama ka qenë i prerë ndaj deputetëve duke u kërkuar takime të përjavshme me drejtuesit e organizatave socialiste, sikundër duhet të garantojnë ofrimin e çdo burimi njerëzor me influencë dhe integritet në strukturat e partisë.

Mësohet se Rama ka kërkuar nga deputetët që të përcjellin çdo javë te ministrat e linjës problemet që raportohen ose ngrihen nga qytetarët.

Burimet theksojnë se Rama u ka kujtuar ligjvënësve shumë nga denoncimet që i bëhen atij apo përmes portalit për bashkëqeverisje nga qytetarë lidhur me sorollatjen nëpër zyra, apo mungesën e kontakteve dhe takimeve me deputetët e zonës, pasi ju s’shkoni të takoheni.

“Po humbim pushtetin nëse vazhdoni me sjelljet e deritanishme, ku interesoheni vetëm për emërime drejtorësh, ndërsa nuk informoni qoftë edhe një rast të vetëm për atë se çka ndodh në zyrat e shtetit. Përcillni shqetësimet e qytetarëve, pasi nuk mund të shkojmë në fushatë dhe t’i themi prapë qytetarëve ato që i kemi thënë e stërthenë, nuk mund të justifikohemi më me ato që s’kemi bërë”, mësohet të ketë deklaruar Rama./ Burimi: Boldnews /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here