Pasi iu bë “ters” Bayernit dhe Juventusit, Rama tani i “qepet” kombëtares shqiptare

0
169

Pak orë para ndeshjes që mbrëmjen e sotme Shqipëria do të zhvillojë përballë Islandës, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me ekipin kombëtar të futbollitaty ku lojtarët po stërviten.

Rama ka shkuar në fushë ku lojtarët po zhvillonin seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes me Islandën, teksa është takuar me lojtarët dhe trajnerin Reja të cilëve ju ka shprehur besimin se ata do arrijnë një rezultat pozitiv sonte.

Megjithatë vizita e kryeministrit te ekipi kombëtar është një “thikë me dy presa”. Kjo pasi ai njihet për “tersllëkun” që iu sjell ekipeve me të cilat bën tifoz.

Kujtojmë këtu rastin kur veshi xhupin e Bayernit dhe gjermanët humbën, apo edhe rastin e Juventusit. Të shohim sonte çfarë do sjellë vizita e tij…/CNA.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here