Emisioni “Stop” sjell sonte me zë dhe figurë një tjetër kamera të fshehtë. Prostitucion në rrugë e pranë pallateve.
Pamje skandaloze, që shqetësojnë banorët dhe fëmijë të mitur, që ndihmojnë të ëmën, të ushtrojë “profesionin” e saj, atë më të vjetrin e njerëzimit.
Gjithcka ndodh si ritual i përnatshëm, nën hundën e policisë. Banorët kanë ngritur zërin, por asnjë zgjidhje.
Pamjet e pazakonta, do të mund t’i ndiqni sonte në mbrëmje në emisionin “Stop” në ekranin e TV Klan, në orën 20.10.
/Opinion.al