“S’më gjejnë as edhe një gjobë makine”, Mark Babani reagon pas denoncimit të PD-së

0
180

Partia Demokratike ka kërkuar ditën e sotme nisjen e verifikimit për kryebashkiashkiakun e Vaut të Dejës, Mark Babani, pasi sipas PD, dyshohet se ai ka fshehur ndalime, denime dhe dëbime nga Italia dhe Maqedonia e Veriut.

Paralajmërimet e Partisë Demokratike, për dënimin e kryebashkiakut kishin kohë që qarkullonin në media, ndërkohë që për ti paraprirë këtij denoncimi, Mark Babani reagoi dje duke e mohuar kategorikisht dënimin e tij.

“Disa burime nga disa “gazetarë” dhe disa “portale” lajmesh fallco , bëjnë me dije se PD do të publikojë disa shpifje par Mark Babanin, i cili sipas tyre mësohet se është i “dënuar”.

Është kontaktuar vetë kryebashkiaku i Vaut të Dejës, i cili ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë, duke u shprehur se në jetën e tij nuk ka marrë as qoftë edhe një gjobë.

“Jam 52 vjec dhe deri më tani s’kam asnjë denim qoftë edhe një gjobë të thjeshtë makine. As unë, as babai im, as gjyshi s’kemi shkuar ndonjëherë në polici. Nëse dikush gjen një presje do t’i isha shumë mirënjohës. Jam person i njohur. S’më gjejnë as edhe një gjobë të thjeshtë makine se gjë tjetër jo e jo,”-tha Babani në prononcimin e tij.”- shkruhej në postimin e Partisë Socialsite të Vaut të Dejës.

Në këtë mënyrë Babani bëhet kryebashkiaku i tretë që do të duhet të kalojë në sitën e verifikimit nga ana e prokurorisë pas denoncimeve të bëra nga PD.

Më herët PD ka denoncuar Valdrin Pjetrin, i cili dha dorëheqjen nga kreu i bashkisë së Shkodrës, dhe më pas Agim Kajmakun, që ende është nën hetim nga ana e prokurorisë, dhe nuk dihet ende nëse do ta drejtojë më tej Bashkinë e Vorës.

(M.Q/Faxweb.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here