Para pak minutash të shtëna me armë janë rregjistruar në qytetin e Lezhës.

Mësohet se të shtënat janë shënuar pranë Katedrales ku dyshohet të ketë ndodhur një përplasje.

Nuk ka ende informacione zyrtare nga policia por nga të dhënat paraprake mësohet se është qëlluar drejt një personi.

I plagosur ka mbetur shtetasi me inicialet A.K i cili mësohet të jetë qëlluar me plumba në këmbë.

Ai është dërguar në spital ku po merr edhe trajtimin e duhur mjekësor.