18 vite nga tragjedia që tronditi botën: Çfarë ndodhi atë ditë në SHBA?

0
135

11 shtatori 2001 është një plagë ende e hapur në SHBA, por edhe në botën perëndimore.

Imazhet e avionëve që u rrëzuan në Kullat Binjake dhe dëshpërimi i njerëzve të bllokuar në ndërtesa, vazhdon të kujtohet ende si një nga ditët më të tmerrshme të ndodhura ndonjëherë.

Sot kanë kaluar fiks 18 vite dhe ende nuk dihet me saktësi se çfarë ka ndodhur atë ditë dhe kush shkaktoi sulmin e rëndë. Sot 18 vite më parë në SHBA humbën jetën më shumë se 3000 persona dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur.

Një dëshmitar okular në atë kohë tregoi se avionë gjigantë goditën ndërtesat dhe për gati 1 minutë të gjithë botës iu ndryshua rendi.

Përgjegjëse për sulmin, në atë kohë u shpall organizata terroriste e Al-Qaeda, e cila në ato kohë njihej për sulmet e pamëshirshme.

Për të përkujtuar këtë ditë të errët për Amerikën, por edhe për të gjithë botën, mbahen shumë ceremoni të ndryshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here