Bernard Challandes, trajner karizmatik, nuk u përmbajt pas fundit të pjesës së parë teksa Anglia po fitonte 5-1 dhe Kosova kishte shënuar e para.

Trajneri i ekipit “Dardan” u kap nga kamerat teksa shfrynte, mirëpo teksa kuptoi se po filmohej nuk harroi ta jepte në fund një buzëqeshje.

Me siguri që situata në dhomat e zhveshjes ka qenë edhe më e nxehtë, çka bëri që ekipi në pjesën e dytë të reagonte përmes dy golave duke ngushtuar rezultatin.

Pavarësisht rezultatit Kosova ka bërë dje një ndeshje të madhe, dhe ka mjaft shanse që të kualifikohet për në Euro 2020, duke shënuar kështu një sukses të padiskutueshëm.

Performancën e ekipit dardan e vlerësoi dhe trajneri i Anglisë, i cili tha se skuadra e tij në jo pak raste u ndje në vështirësi.

“Ishte super atmosferë! Kosova bëri atë që mendoja që do ta bënte përpara ndeshjes. Na ushtruan presion dhe na detyruan të mbroheshim! E dija këtë që përpara se të luaja, i kisha pare. Por, gjithashtu e kemi ditur që do të kemi hapësire për të luajtur dhe për të bërë kundërsulme. Luajtëm mirë me topin në këtë ndeshje dhe kemi ende vend për tu përmirësuar.

Tifozët, stadiumi, atmosfera, të gjithë patëm një natë të mrekullueshme. Kosova ishin të rrezikshëm me lojtarët sulmues. Edhe ne bëmë disa gabime në këtë ndeshje. Nuk dua ta nënçmoj Kosovën, pasi e meritoi të lavdërohet për atë që bëri në sulm.

Kosova ka potencial të kualifikohet në Euro 2020. Do të jetë ngushtë në grup. Nëse nuk kualifikoheni nga grupi mund të kualifikoheni nga play –off i Ligës së Kombeve. Duhet të jeni krenarë me këtë ekip, Kosovën”, ka thënë Gareth Southugate.

(E.K/Faxweb.al)