Ditën e djeshme në “Elbasan Arena” u mbajt ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Islandë.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 4-2 ku Shqipëria arriti të mposhtë kundërshtarin me këtë rezultat mjaft të mirë.

Të pranishëm në stadium për të mbështetur Kombëtaren Shqiptare kanë qenë një numër i lart tifozësh, meghithatë vëmendjen e kanë tërhequr dy modelet e njohura, Kejvina dhe Oriola.

Vajzat kanë publikuar në Instagram një video teksa këndojnë këngën “Xhamadani vija-vija” dhe bëjnë shqiponjën me duar.

Sigurisht mjaft tërheqëse dhe seksi ato kanë ‘djegur’ edhe më shumë atmosferën.

Gjatë gjithë ndeshjes ato kanë shijuar në maksimum çdo gol dhe emocionet i kanë përcjellë edhe tek ndjekësit e tyre.