Ngatërroi himnin e Shqipërisë, flet spikeri francez: Gabim i rëndë, s’kam fjetur dy netë

0
131

Ngatërrimi i himnit të kombëtares tonë në stadiumin “Stade De France” bëri bujën e botës.

Menjëherë pas gabimit me himnin e flamurit, ku në vend të atij shqiptar u luajt ai i Andorrës, spikeri i stadiumit francez bëri gabimin e tij më të madh. Kështu e ka cilësuar vetë Frank Stanislas Andre Barzhin, i cili në një intervistë për “L’Equipe” ka zbuluar se për atë gabim nuk ka fjetur për dy ditë me radhë.

Në një prononcim për “L’Equipe”, ndër të tjera ai ka thënë: “Nuk kam fjetur dy netë dhe ndjehem tmerrësisht keq për atë që ndodhi. Ishte një gabim shumë i rëndë nga ana ime dhe jam gati të marr përsipër pasojat që ky gabim mund të sjellë,” theksoi 50-vjeçari.

50 vjeçari zuri vend në kullën e spikerimit edhe në takimin e mbrëmshëm mes Francës dhe Andorrës, i mbyllur me fitoren e “gjelave” me shifrat 3-0.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here