Komentatori kosovar Andin Lokaj i ka befasuar të gjithë me deklaratën e dhënë para pak minutash.

I ftuar në emisionin “imazh” në Radio Televizionin e Kosovës, Lokaj deklaroi se nuk do e ndiqte Kombëtaren e Shqipërisë ndaj Islandës.

“Unë nuk e dua Shqipërinë o vëlla, e dua Kosovën. Kosova e ka kombëtaren e vet, e ka shtetin e vet dhe e ka flamurin e vet”, deklaroi Lokaj.