‘Do marrin hak ndaj Kaçifasit’, paralajmërimi i historianit Llalla: Grekët do pushtojnë jugun e Shqipërisë

0
214

Historiani Arben Llalla ka paralajmëruar se në datën 22-26 shtator trupat speciale greke do të zbarokojnë në Shqipëri.

Me anë të një statusi në Facebook, Llalla shkruan se rreth 100 anëtarë të shoqatës së ushtarakëve dhe policëve të Greqisë do vijnë në jugun e Shqipërisë duke kërkuar aneksimin e jugut të vendit me pretendimin se kërkontë të drejtat e minoritetit.

Më 22-26 shtator rreth 100 anëtarë të shoqatës së ushtarakëve dhe policëve të Greqisë do vijnë në jugun e Shqipërisë duke bërtitur për aneksimin e jugut, duke kërkuar të drejtat e “300 mijë”, grekëve në Shqipëri të cilët sipas tyre s’kanë shkolla, s’kanë kishën e tyre, etj. Do shkojnë në Bularat e do çirren “Kacifas je gjallë ne do luftojmë për të marë hak kundër RENEAS,”-shkruan Llalla.

Sa i përket reagimit të shtetit shqiptar, Llalla “parashikon” se vendi ynë do të dyert e doganës ndërsa SHISH do merret me izolimin e shqiptarëve patriotë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here