“Dukesh si femër!” Bashkëshorti i ministres së Arsimit dhunon zyrtarin e Vetëvendosjes pas emisionit

0
115

Bashkëshorti i ministres së Arsimit, Dardan Molliqaj, ka sulmuar fizikisht zyrtarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, në ambientet e redaksisë së televizionit T7 në Kosovë, pas emisionit.

Abazi ishte në korridor në dalje të studios bashkë me Rexhep Hotin dhe në këto momente Dardan Molliqaj bashkë me shoqëruesin e kanë kërcënuar, derisa situata kaloi në një përleshje fizike.
Gjatë debatit ata vijonin të fyenin njëri-tjetrin dhe mendohet se aty nisi gjithçka.

Momenti kulminant ndodhi kur Dardan Molliqaj i tha Abazit se sonte do ta shohë në ëndërr pasi e ka përmendur gjatë gjithë kohës.
“Veç një batutë po e lëshoj, qysh ja ka nis Hakia me më përmen shpesh, tutna edhe andërr don me m’pa sonte”, tha Molliqaj në T7.
Kurse Haki Abazi ia ktheu, duke i thënë se “ty as gruaja jote nuk të sheh në ëndërr”.

“E mira që ti s’je i vetmi Dardan, ty nuk të shoh në andërr kurrë, ty as gruaja jote nuk të sheh në andërr”, i tha Abazi.

Abazi iu drejtua Molliqajt duke i thënë që të mos e thërrasë Hakia, pasi është gjini femërore por ta thërrasë Hakiu.

Kurse Dardan Molliqaj ia ktheu se “edhe dukesh pak si femër”.
Abazi ka shpjeguar më pas të gjithë skenën e përleshjes në ambientet jashtë studios:

“Kam qenë duke dalë nga korridori i televizionit dhe Dardani me shoqëruesin e tij erdhën mbrapa dhe u kacafytëm dhe donin të më godisnin. Ka hyrë Rexhep Hoti në mes dhe ashtu njëfarë situate e pakëndshme e kapjes për fyti e kështu senesh.

Edhe një goditje në këmbë s’di nga më ka ardhur se ishte një situatë komplet jo e mirë”, ka thënë Abazi.

/Lajmi.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here