Ish-banorja e Big Brother përfshihet në një aksident në ish-Bllok (FOTO)

0
125

Një aksident ka ndodhur mbrëmë në mesnatë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku 3 automjete janë përplasur.

“Newsbomb.al” mëson se ngjarja ka ndodhur te “Libri Universitar”, rreth orës 00:00.

Në këtë aksident është përfshirë Armela Hyseni, ish-banore e Big Brother e cila udhëtonte me një automjet tip “Smart” në ngjyrë të kuqe.

Siç shihet nga pamjet, Armela është përplasur me dy automjete të tjera teksa drejtonte makinën e saj.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, ndërsa fatmirësisht nga ky aksident nuk kanë mbetur persona të lënduar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here