Në 2100-ën shqiptarët do të quhen “pleqtë e Ballkanit” dhe e dini pse?

0
145

Shqiptarët do të jenë shumë shpejt “pleqtë” e Ballkanit Perëndimor.
Nga një vend me popullsinë më të re, Shqipëria do të kthehet në një nga shtetet me popullsinë më të plakur.

Mosha mediane e popullsisë shqiptare në 2100-ën, do të jetë 53.2 vite, më e larta në rajon.

“Mosha mediane është një tregues i rëndësishme demografik, pasi tregon pikën ku popullsia ndahet në mënyrë të barabartë, më të vjetër se ajo moshë dhe më të rinj.

Për më tepër që mosha mediane nuk është vetëm një tregues se sa e re apo sa e vjetër është popullsia e një vendi, por edhe një tregues i rritjes së popullsisë”, sqaron “Monitor”.

Kjo do të thotë se popullsia shqiptare po plaket me ritmin më të shpejtë në rajon, pasi në vendet e rajonit mosha mediane në 2100 përllogaritet të jetë nën 50 vjeç.

Pas Shqipërisë, projeksionet parashikojnë se moshën më të lartë mediane do ta ketë Mali i Zi me 50.3 vjeç, pasuar nga Bosnjë dhe Hercegovina me 49.8 vjeç, Serbia dhe Maqedonia me 48.7. Ndërsa mosha mediane në botë përllogaritet që deri në 2100 të jetë 41.6.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here