Një bishë e vërtetë! Kështu përgatitet Enca për pjesën tjetër të vitit

0
108

Kjo verë për Encën ka qenë e mbushur me koncerte dhe projekte të reja muzikore.
Këngëtaren e pamë të performonte në shumë qytete të Shqipërisë dhe thuajse asnjë ditë nuk e pati të lirë për të pushuar.

Epo tani që jemi në sezonin e vjeshtës, intensiteti i punës për të ka rënë dhe më në fund Enca po shijon disa ditë pushimi.
Ajo ka udhëtuar drejt Turqisë së bashku me familjen e saj dhe pamjet që publikon herë pas here janë thjesht përvëluese.

Pak më parë ajo ka hedhur në Instagram dy foto ku tregon se këto pushime po i përdor për të marrë energji për pjesën tjetër të vitit, megjithatë vëmendjen e ka marrë trupi i saj.
Ajo shfaqet shumë seksi e veshur me rrobabanjo që i nxjerrin në pah format bombastike.
“Bisha po përgatitet për një super vit”, shkruan Enca në foto.

Epo mesa duket këngëtarja pas pushimeve do të ketë shumë surpriza për fansat e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here