“Të shkojmë tek Bashkia”, ekipi i Vllaznisë pesë muaj pa paga

0
135

30 punonjës të fushës sportive Reshit Rusi në Shkodër kanë prej 5 muajsh që nuk kanë marrë pagat. Në një deklaratë për mediat kryetari i BSPSH, Albert Tukaj ka dënoncuar një situatë të tillë.

Shkak i kësaj situatë vendimi i prefektit të Shkodrës i cili nuk ka miratuar vendimin e Këshillit të bashkisë Shkodër i cili i kalon një fond prej 200 milionë lekësh të vjetra tek sh.a Vllaznia.

Ato i bëjnë thirrje kryetares së Bashkisë Voltana Ademi që të ulet në bisedime me prefektin për zgjidhjen e këtij problem.

“Administratori thotë nuk jeni me mu. Bashkia u thotë nuk jeni me mua.Mendimi im është që ky kontigjent punonjësish të kalojnë në zyrat e bashkisë dhe të marrin rrogat në bashkinë e Shkodrës.”- u shpreh Tukaj për mediat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here