Po shuhemi? Jo vetëm s’po lindin fëmijë, por dhe mijëra të mitur po braktisin vendin

0
917

Fenomeni i eksodit në Shqipëri ka mbi 28 vjet që nuk ndalet. Po të dhënat e viteve të fundit janë mjaft shqetësuese pasi po largohet dhe e ardhmja e vendit.

Të miturit që presupozohet se në vitet në vijim do të ishin pjesa më vitale dhe aktive në sektorë të ndryshëm. Që prej vit 2010 mbi 137 mijë të mitur nën moshën 19 vjeç janë larguar nga Shqipëria në një nga shtetet e BE-së.

Pra po të bëjmë një përllogaritje çdo vit janë larguar mesatarisht 15.000 të mitur.

Referuar të dhënave të Eurostat për lejet e qëndrimit nga vendet e BE-së në vitin 2018 u shënua një rritje e numrit të të miturve që morrën dokumentin e qëndrimit.

Rreth 17.279 të mitur nën 19 vjeç u pajisën më leje dhe rritja në raport me 2017 ishte 6%.

Shifra duhet të jetë më e lartë, pasi Eurostat nuk ka përfshirë në raport të dhënat për Gjermaninë, që në 5 vitet e fundit ka qenë destinacion kryesor i valës së re të emigracionit.

Gjatë periudhës 2010-2018, rekordi i lejeve të lëshuara për të miturit është arritur gjatë vitit 2016 me mbi 21 mijë leje të dhëna.

Ndërsa më i ulëti në 2013 me rreth 9.500 leje. Pjesa më e madhe e këtyre lejeve janë dhënë në vendet fqinje si Itali dhe Greqia, por vitet e fundit vihet re që është rritur edhe numri i lejeve të dhëna nga vende si Belgjika apo Suedia dhe rekordin duhet ta mbajë Gjermania.

Arsyeja kryesore, për 80% të lejeve të dhëna për të miturit gjatë 2018-s, është familjare, pra një nga prindërit jeton dhe punon në një nga vendet e BE-së, merr edhe fëmijët nën moshën 18 vjeç me vete.

Rreth 18% apo 3.129 leje janë dhënë për kategorinë arsye si largimi me vullnet personal nga familjet në Shqipëri apo për arsye shkollimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here